Dëshironi të keni një bark të sheshtë, por ende nuk e keni arritur, pavarësisht ushtrimeve intensive. Ndoshta është koha për të parë edhe dietën tuaj?
Këto janë 6 frutat që ndohmojnë në shkrirjen e dhjamit.
Molla
Në lëkurën e mollës ekziston një substancë, acidi ursolik, i cili ndihmon në djegien e yndyrës dhe përshpejton humbjen e peshës. Gjithashtu kontribuon në funksionimin e mirë të organizmit dhe detoksifikimin e tij.
Ananasi
Falë bromelinës që përmban, përmirëson tretjen dhe shëndetin e sistemit tretës. Shpesh fryrja në bark është për shkak të tretjes së dobët.
Manaferrat
Është zbuluar se ato kufizojnë ruajtjen e yndyrës në bark. Do t’i gjeni të ngrira ose të thara. Një zgjidhje shumë e mirë është t’i vendosni në smoothie dhe t’i merrni me vete në një termos.
Fiku
I përshtatshëm për funksionimin e mirë të zorrëve. Kapsllëku është i zakonshëm me ndryshimin e ambientit gjatë pushimeve, ndaj një fik, idealisht në mëngjes, do t’ju zgjidhë problemin.
Avokado
Yndyrnat e mira ndihmojnë në djegien e yndyrës intra-abdominale dhe nxitin metabolizmin. Tosti me avokado ose avokado e thjeshtë mund të jenë zgjedhja perfekte dhe ushqyese për pushimet.
Banane
Kaliumi që përmban ndihmon ndjeshëm në mbajtjen e lëngjeve. Megjithatë, një informacion më i dobishëm është se bananet janë fruti i duhur për ata që vuajnë nga zorrët e irrituara dhe shpesh kanë fryrje barku.