Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dëshmia e të burgosurit të Peqinit për ekzekutimin e Arben Lleshit: Ishte me pagesë, i shkoi nga dritarja e qelisë dhe e qëlloi

08:59 / December 16, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sokol mjacaj arben lleshi 500x282 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i burgosur në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit ka zbuluar dinamikën e ngjarjes shokuese të ditës së djeshme (15 Dhjetor) ku i dënuari me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi u ekzekutua në qelinë e tij nga Sokol Mjacaj.

Ai ka treguar se arma me të cilën u krye ekzekutimi i Arben Lleshit në burgun e Peqinit është futur në mënyrë të fshehtë, ndërsa ngriti dyshimet se vrasja është me pagesë.

Lexo edhe :

Related Posts

  • burgu peqinit
    Nga drejtori tek policët, emrat e të arrestuarve pas ngjarjes në burgun e Peqinit
  • Sokol Mjacaj Arben Lleshi Indrit Shaqja113
    Vrasja në burg/ Mjacajt iu sekuestrua një telefon 3 muaj më parë, policia kontroll edhe banesës në Dukagjin
  • 800 450 1675699453xarben lleshi klevis lleshi agim hoxha artan lleshujpg 336
    Vrasja në burgun e Peqinit për hakmarrje? Policia shoqëron 4 të afërm të Agim Hoxhës

I burgosuri u shpreh se i dënuari me burgim të përjeshtëm i ka shkuar viktimës tek dritarja e qelisë së tij, tek zona ku dalin për ajrim, dhe e ka qëlluar për vdekje.

“Jo nuk kishin konflikt dhe është pista më e mundshme që është vrasje me pagesë”, tha ai për Top Channel, ndërsa zbuloi se Sokol Mjacaj, i dënuar për ekzekutimin e dy turistëve çekë, kishte bërë kërkesë prej disa muajsh që të kalonte tek sektori ku ishte Arben Lleshi.

“Ai erdhi përfundimisht para 40 ditësh te Sektori 1 në katin e dytë dhe ka të paktën disa muaj që kërkon, të vijë në Sektorin 2. Është një rrjet i gjerë ky, sepse kishte dy, tre muaj që donte të vinte te sektori im ose te sektori ku ishin këta të burgosur që qëlloi”, tha i dënuari i në burgun e Peqinit,

Ndërsa shtoi: “Ne këtu dëgjojmë, ne jemi këtu dhe i dimë problemet e kësaj botës sonë ndaj i thashë drejtuesve mos ma sillni në këtë sektor atë person se unë jam me probleme dhe nuk e di çfarë bën pala kundërshtare nga jashtë. Në këtë sektor ai ose ka pasur një mbështetje sepse nuk vete dot unë të kërkoj të shkoj në një sektor X pa pasur një shok ose mik ose kur kam një punë për të kryer aty.”

Dëshmia:

Mori fund pengmarrja?

I burgosuri: Po mori fund e pamë me sytë tanë që e nxorën nga ambienti ku ishte.

Po ku e gjeti armën?

I burgosuri: E ka futur në mënyrë të fshehtë, ndryshe nuk ka sesi. Dëgjova se thanë ia mori gardianit. Gardianët këtu nuk kanë armë. Nuk duhet të ekzistojnë armë brenda institucionit, nuk ka njeri armë as nga policia as nga njeri tjetër.

Ishte në regjim në momentin që nisi konflikti?

I burgosuri: Ishte në regjim të zakonshëm.

Dy personat Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi ishin shokët e qelisë së tij?

I burgosuri: Jo ai ishte në sektorin e dytë në katin e dytë. Vete te dritarja dhe i godet këta dy persona nga ana që dalin në ajrim.

Kishin ndonjë konflikt në dijeninë tënde? U përleshën para se të ndodhte kjo ngjarje?

I burgosuri:  Jo nuk kishin konflikt dhe është pista më e mundshme që është vrasje me pagesë.

Po pse ke dalë në këtë deduksion?

I burgosuri: Ta them unë pse: Ai erdhi përfundimisht para 40 ditësh te Sektori 1 në katin e dytë dhe ka të paktën disa muaj që kërkon, të vijë në Sektorin 2. Është një rrjet i gjerë ky, sepse kishte dy, tre muaj që donte të vinte te sektori im ose te sektori ku ishin këta të burgosur që qëlloi.

Po pse mendon ti se është e porositur?

I burgosuri: Sepse në këtë sektor ai ose ka pasur një mbështetje sepse nuk vete dot unë të kërkoj të shkoj në një sektor X pa pasur një shok ose mik ose kur kam një punë për të kryer aty.

Dhe te ky sektor gjendeshin dhe dy të burgosurit që qëlloi?

I burgosuri: Po te Sektori 2 ose të Sektori ku jam unë janë ngjitur njëri me tjetrin. Ai kërkonte të vinte pikërisht te këto dy sektorë.

Unë kam problemet e mia ashtu si Arben Lleshi prandaj u interesova dhe debatova me drejtorët që të mos ma sillnin në sektorin tim atë person se unë e di lidhjen. Ne këtu dëgjojmë, ne jemi këtu dhe i dimë problemet e kësaj botës sonë ndaj i thashë drejtuesve mos ma sillni në këtë sektor atë person se unë jam me probleme dhe nuk e di çfarë bën pala kundërshtare nga jashtë.

Çfarë kërkonte ai ndërsa mbante peng?

I burgosuri: Nuk e di se çfarë. Ne vetëm mund të shihnim nga këtu çfarë ndodhte atje brenda.

Sokol Mjacaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.