Është mbajtur sot në Greqi procesi gjyqësor kundër dy personave të dyshuar për përdhunimin e një 19-vjeçareje me aftësi të kufizuara. Dy të akuzuarit janë një i ri grek dhe një i ri shqiptar.
Kjo ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur tri ditë pas përdhunimit e me pas vrasjes së Topaloudi në Rodos, ngjarje që tronditi mbarë opinionin në shtetin fqinj. Një 20 vjeçar shqiptar dhe një 23-vjeçar me shtetësi greke, por përkatësi rome akuzohen për përdhunimin e 19-vjeçares me aftësi të kufizuara.
“Të kesh takim me ta është padyshim e vështirë. Ky është një proces tepër i dhimbshëm. Unë jam babai dhe nuk di çfarë ndëshkimi mund të ketë për ata dy persona dhunues ndaj një personi krejtësisht të pambrojtur”, deklaroi i ati i vajzës me aftësi të kufizuara, shkruajnë mediat greke. Babai tha se është i gatshëm që t’i gjendet pranë së bijës dhe tha se të akuzuarit duhen dënuar maksimalisht, nëse vërtetohet se kanë kryer përdhunimin.
Vajza në fjalë ka pohuar se ka jetuar momente ankthi dhe tmerri. Avokatja e 19-vjeçares deklaron se të gjitha skenat e dhunës të tmerrshme vijnë në mendjen e vajzës së dhunuar.
“Të dy të pandehurit e detyruan atë të bëjë veprime të papërshtatshme duke kryer dhunë fizike ndaj saj. Ata e grushtuan në fytyrë dhe i thanë “do ta shikosh se çfarë do të marrësh”, tha avokatja e vajzës.