Armand Ogranajan dhe Kreshnik Çerçizaj janë dy shqiptarët që mbetën të vrarë mbrëmë në një lokal në Athinë. Nga të shtënat, e plagosur mbeti edhe një vajzë 31-vjeçare.
Një dëshmitar okular ka rrëfyer për “Protothema” momentin e ekzekutimit.
“Viktima ishte i njohur dhe të gjithë e njihnim se shiste lëndë narkotike. E pashë të gjakosur derisa erdhi ambulanca. Ndërkohë njerëzit po bërtisnin kur sulmuesi qëllonte. Paniku mbizotëroi dhe të gjithë vrapuan të frikësuar. Sheshi ishte plot me njerëz sepse po shikonin një ndeshje futbolli”, tha ai.
Ndërkohë, një tjetër banor i zonës tha se dëgjoi të shtëna dhe doli për të parë se çfarë kishte ndodhur.
“Dëgjova 5-6 të shtëna, në fillim mendova se ishte diçka tjetër. U trondita, zbrita poshtë, pashë policët dhe të vdekurin. Në këtë shesh bëhet tregti. Kam protestuar shumë herë sepse sheshi ynë është kthyer në strofkë paligjshmërie”.