Familja e Ibrahim Jahsanit është strehuar në kishën e Shën Porfirit në qytetin e Gazës që nga fillimi i luftës.
Një nga 1000 të krishterët e Gazës, Jahsan nuk dyshoi kurrë se kisha ishte një hapësirë e sigurt për të, gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët e moshës pesë dhe gjashtë vjeç. Kisha ortodokse greke – më e vjetra në qytet, e vendosur në lagjen Zaytoun – ka shërbyer tradicionalisht si një vend i shenjtë për të krishterët dhe myslimanët gjatë luftërave periodike të Izraelit kundër Gazës.
Kisha po strehonte qindra njerëz kur një bombë izraelite shkatërroi një nga katër ndërtesa e saj, duke lënë dhjetëra të bllokuar nën pllaka betoni.
Të premten pasdite, Patriarkana Ortodokse e Jerusalemit i tha Al Jazeera se të paktën 18 persona u konfirmuan se ishin vrarë, duke përfshirë disa fëmijë.
“Ne menduam se do të ishim të mbrojtur nga kisha, por fatkeqësisht pushtimi brutal izraelit nuk bën dallim. Ata kanë shënjestruar kishat, xhamitë dhe spitalet. Nuk ka vend të sigurt”, tha një tjetër i mbijetuar.
Ai iu bëri thirrje njerëzve të lirë në mbarë botën që të bëjnë presion mbi qeveritë e tyre për të ndaluar gjakderdhjen kundër palestinezëve.