Zbardhet dëshmia e djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha, teksa u thirr këtë të mërkurë si dëshmitar në seancën gjyqësore të Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”. Ai ka thënë se ditën kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, ka qenë jashtë shtetit.
“Kam qenë jashtë vendit ditën e shpërthimit të Gërdecit. E kam mësuar ose nga media, ose nga bisedat me familjarët e mi ngjarjen, nuk e saktësoj dot. Me ish-ministrin e Drejtësisë, Aldo Bumcci, njihem. Kam me të marrëdhënie miqësore prej angazhimit të tij politik. Kam qenë në zyrën e tij kur ka qenë ministër. Nuk e them dot me saktësi sa herë, por kam qenë. Kemi bërë biseda personale, politike, familjare”, mësohet të jetë shprehur Shkëlzen Berisha.
Lexo edhe :
Related Posts
Mes të tjerash ai mohoi se ka dërguar faks, ndërsa theksoi se faksi nuk është dërguar nga ai.
“Për faksin e mbërritur në Ministrinë e Mbrojtjes nga Ministria e Drejtësisë me shënimin “për z. Shkëlzen Berisha” kam marrë dijeni nga media. Faksi nuk është nisur nga adresa ime dhe as ka mbërritur në adresën time. Mënyra më e mirë për ju (i drejtohet prokurorëve te SPAK) është ta gjeni cili e ka bërë. Nuk kam bërë ndonjë kallëzim për këtë fakt, pasi nuk kam pasur arsyem di që Bumçi ka bërë një kallëzim për “falsifikim”. Fatmir Mediun e njoh që prej vitit 1994”, ka pohuar Shkëlzen Berisha.
Kur për mediat, vetë Shkëlzen Berisha tha se ky është teatër politik. ”Të 71 dëshmitarë ndahen në tre kategori, familjarë, ose punonjës të shtetit, ose kompanisë që kanë pasur lidhej me procesin, unë jam i vetmi dëshmitar që s’kam lidhje me këto tre kategori. Kam thënë që dëshmia ime një vit më parë s’ka asnjë lidhje me akuzën. Asgjë ato që thanë s’ka lidhje me akuzën, thirrjen time në këtë proces e konsideroj, skam asnjë informacion që mund ti shërbej akuzës, teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babi, në darkë ekzekutohet masa e sigurisë”.