Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dështimi spektakolar i sigurisë! Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit

21:15 / January 13, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6384
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rregullorja e Përgjithshme e burgjeve parashikon në nenin 109 të saj, pika 2 se “numri i punonjësve të sigurisë që bëjnë shoqërimin e të burgosurit të sëmurë në shërbimet e  kujdesit  shëndetësor  jashtë  institucionit  caktohet  në  varësi  të  situatës,  rrezikshmërisë, ambienteve, por në asnjë rast jo më pak se 3 (tre) punonjës sigurie për një të burgosur”.

Që këtu, nis shkelja e parë. Në furgonin e policisë së burgjeve, për të shkuar në repartin infektiv të spitalit të Durrësit, nuk ishte vetëm Altin Ndoci, por dhe një tjetër i paraburgosur, i dyshuar për vepra jo të rënda. Sipas rregullores, do të duhej që minimalisht për shoqërimin e tij të ishin 6 punonjës sigurie. Në të vërtetë, ishin vetëm 5. I gjashti ishte thjesht shoferi i furgonit.

Altin Ndoci, nuk ishte një i paraburgosur i rëndomtë. Nuk ishte as e nevojshme të lexoje gjithë dosjen e tij për të vlerësuar se bëhej fjalë për një person fort të rrezikshëm. Në këtë rast edhe protokollet, nuk janë ato të një rasti normal. Përkundrazi. Në situata të tilla përfshihen forcat operacionale, me një numër më të lartë efektivësh, e  madje kërkohet dhe mbështetje nga policia. Dhe minimalisht dy furgonë. Por as kjo nuk ndodhi. Për median policia e Shtetit tha se në këtë shoqërim, nuk u kërkua ndihma e bluve.

Reparti infektiv në spitalin e Durrësit, ka një dhomë qeli, për të vizituar të dënuar apo të paraburgosur. Në çdo rast, sipas burimeve nga spitali, personeli mjekësor njoftohet paraprakisht. Nuk rezulton të ketë ndodhur.

Për habi, gjatë paradites, në portën hyrës të godinës tre katëshe të Infektivit, sot nuk kishte as roje private.

Nuk mbaron me kaq. Sipas dinamikës së ngjarjes, Ndoci është shoqëruar lart, vetëm nga dy punonjës sigurie. Tre të tjerët shoqëronin të paraburgosurin tjetër, larg së qeni, i një rrezikshmërie të lartë. Madje pasi ky i fundit ka përfunduar vizitën, të tre i kanë hipur furgonit për ta rikthyer në qeli, duke e lënë Ndocin, tërësisht në duart e vetëm dy kolegëve të tyre.

Por njollat e errëta që mbulojnë këtë ngjarje, shtrihen përtej këtij episodi. Për cilat arsye, mund të lihej në një burg si ai i Durrësit, botërisht i njohur, si një mjedis konvaleshence për të dënuarit një person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar me urdhër të SPAK, si pjesë e grupeve kriminale?

Pakujdesi apo komplicitet, këtë mbetet ta vërtetojnë hetimet. Por një gjë është e qartë, arratisja e Ndocit është një dështim spektakolar!

altin ndoci deshtimi rregullat sigurise spektakolar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.