Megahiti “Despacito” i këngëtarit Luis Fonsit dhe reperit Daddy Yankee ka vënë një rekord të ri në YouTube duke kaluar shifrën prej gjashtë miliardë shikimesh.
Konfirmimi eshte bërë të martën nga shërbimi më i popullarizuar i shpërndarjes së videove, i cili është në pronësi të Google.
Videoklipi që i publikua më 12 janar të vitit 2017, tashmë mban një sërë rekordesh duke përfshirë arritjen më të shpejtë të dy miliardë, tre miliardë dhe katër miliardë shikimeve (për 272 ditë).