19-vjeçarja Hygerta Meta është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vrarë babain e saj dhe trupin e groposi në kasollen e lopës, pasi 50-vjeçari Pëllumb Meta donte që ta fejonte me një djalë nga fshati i saj, Shënavlash në Durrës, por që ishte emigrant.
Vajza mësohet se ishte studente në vitin e parë në Ekonomi-Biznes dhe nuk pranonte që të fejohej, pasi donte të vazhdonte shkollën. Pasi e ka vrarë babain, Hygerta Meta e mblodhi me qese plastike 50-vjeçarin Pëllumb Meta.
Lexo edhe :
Related Posts
Krimi monstruoz ka ndodhur më datë 13 shkurt, dhe 50-vjeçari Pëllumb Meta ka qenë i varrosur për 10 ditë në oborrin e banesës. Ka qenë një denoncim i djalit se ka humbur kontaktet me babanë që u zbulua ngjarja e rëndë.