Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar që preku zemrat e miliona njerëzve, tashmë është larguar nga kampi famëkeq Al Hol i luftëtarëve të ISIS duke udhëtuar drejt Libanit ku dhe ditën e nesërme pritet të mbërrijë në Romë.
Gjithçka nisi pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryeministrin italian Giussepe Conte pak ditë më parë ku shefi i qeverisë shqiptare i kërkoi ta ndihmojë me një operacion të përbashkët.
Që të shtunën e kaluar në Siri ka shkuar ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj me një group të Forcave Speciale.Sipas informacioneve, Lleshaj ndodhet ende në Siri dhe operacioni u bë në bashkëpunim më forcat italiane dhe ka zgjatur 5 ditë.