I arrestuari për vrasjen tek “Astiri”, Noel Dishi ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ndërkohë që detaje të reja dalin nga dosja hetimor për të riun që vrau Vilson Tafçiun pak ditë më parë.
Noel Dishi mësohet se është rrëmbyer dy vite e gjysmë më parë në Durrës, për t’u liruar pas disa orësh në Vlorë. Ai u mbajt në bagazhin e një makine nga tre persona.
Ditën e ngjarjes Dishi ishte në prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin. Nga salla e gjyqit ai deklaroi se u telefonua nga Vilson Noka Tafciu dhe e lanë të takoheshin te Artisti.
“Debatuam dhe Vilsoni më tha se ‘do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken’. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha, por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se cfarë bëra.”, tha Dishi.
Arma e krimit dhe celulari i Dishit nuk janë gjetur nga policia, siç shkruan Balkanweb.