Gazetari Spartak Koka ka zbuluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” detaje të reja sa i takon bashkëjetesës së Dan Hutrës me ish-gruan e tij Elena Hysa.
Koka thotë se ai e keqtrajtonte ish-gruan dhe se siç thuhet në vendimin e Gjykatës, 35-vjeçarja ishte e frikësuar se do kishte fatin e gruas së tij të parë, pasi këtë krim të tij e kishte mësuar së fundmi.
Spartak Koka: Ish-gruaja e Dan Hutrës e ka thënë dhe në vendimin e Gjykatës se ndjehej e frikësuar pasi e dinte se ai kishte bërë 13 vite burg për vrasjen e ish-bashkëshortes në vitin 2007 dhe kishte frikë se do kishte fatin e të ndjerës dhe i kanë dhënë garanci. Që të bënte denoncimin sepse do merrej në mbrojtje nga strukturat e policisë.
Blendi Fevziu: Ajo e dinte që ky kishte vrarë gruan e parë.
Spartak Koka: E kishte mësuar ditët e fundit të bashkëjetesës me të. Dan Hutra gjatë një muaji bashkëjetesë me vajzën i kërkonte t’i vishte çorapet nga këmba dhe mëngjesin e kafen t’ja çonte te krevati, e godiste me shpulla në prezencë të nënës së tij dhe gjatë gjithë kohës e ndalonte të dilte nga shtëpia. Sherri ka ndodhur për shkak se vajza ka ngelur shtatzënë, kanë bërë disa analiza, kanë bërë dhe një darkë familjare. Pastaj Dan Hutra në mëngjes i ka thënë vajzës “më ke hy në gjak”, sepse ai e akuzonte për tradhti dhe se fëmija nuk ishte i tiji. Vajza i kishte thënë se do bënte testin e ADN-së dhe “fëmija është i joti”. Edhe bashkëshorten në vitin 2007 e akuzonte për tradhti dhe e vrau në mënyrë makabre.