Një muaj pas vdekjes tragjike të futbollistit Emiliano Sala dalin detaje të reja në dritë. Piloti i aeroplanit i cili u rrëzua në Kanalin anglez nuk ishte i kualifikuar për të flutuar natën.
Sipas BBC, David Ibbotson ishte i verbër për ngjyrat, duke iu ndaluar që ai të fluturonte natën. 28-vjeçari Sala humbi jetën teksa avioni me të cilin udhëtonte nga Nanta e Francës në Cardiff të Britanisë u rrëzua më 21 janar.
Lexo edhe: Vdekja e Sala, zbulohen dy gabimet fatale të pilotit
Aviacioni civil britanik tha se nuk do të komentonte ngjarjen derisa të përfundonte hetimi i Degës së Hetimit të Aksidenteve Ajrore.
Autoritetet rregullatore konfirmuar se Ibbotson nuk kishte vlerësime për udhëtime natën në licencën e tij të pilotit.
Në licencën e tij thuhej se duhet të kishte syze të vlefshme për të parë nga afër. Edhe pse në të dhënat në licencat e pilotëve nga autoritetet nuk është bërë publike gjë, BBC thotë se në licencën e Ibbotson ai detyrohet të fluturonte vetëm ditën.
Lexo edhe: Autopsia zbardh shkaqet e vdekjes së Emiliano Sala-s