Dhunimi me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane Joy Aoko, ngjarje e ndodhur në gushtin e vitit 2022, vijon që të jetë një dosje e hapur, pasi askush nuk është në pranga.
Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka identifikuar nga kamerat e sigurisë një punonjës të kazinosë ku punonte 22-vjeçarja, i cili është shtuar në listën e të dyshuarve. Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se e ka shoqëruar disa herë Joy Aokon në banesën ku ajo qëndronte.
Ky punonjës ka pohuar gjithashtu se një natë është ngjitur bashkë me 22-vjeçaren në banesën ku ajo qëndronte. Polica e ka identifikuar këtë punonjës nëpërmjet kamerave të sigurisë së një ambasade, duke lëvizur me scuter.
Ai ka pranuar se më herët ka lëvizur me biçikletë ndërsa kohët e fundit para se të ndodhte ngjarja kishte blerë scuterin. Por sa i përket dhunimit me pasojë vdekjen e 22-vjeçares keniane, nuk ka ende asnjë person të arrestuar.