Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Detaje të reja/ Pse u rrëmbye Jak Prenga në Kamëz, “Doda” kishte para borxh, e shoqja e mbërthyer nën “Kodin e Heshtjes”: Mos u bëni merak

21:46 / January 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Jaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat kanë zbardhur detaje të reja rreth rastit të pengmarrjes në mes të ditës që shtangu Kamzën dy ditë më parë. Mësohet se i rrëmbyeri Jak Prenga, përveç identetit të dytë që kishte marrë, nën emrin Jurgen, njihej nga banorët e zonës dhe si “Doda”.  Një nga pistat ku po hetohet është edhe mos shlyerja e borxheve nga ana e pengut. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Prenga kishte blerë një automjet dhe një pjesë të parave nuk ua kishte dhënë ende pronarëve të automjetit.

Gjithsesi, ditën e sotme mediat ishin pranë familjes së Prengës, e cila nuk ka pranuar të flasë. Në lagje dhe në banorët përreth mbizotëronte heshtja, ndërsa Maria, gruaja e Prengës ka dalë të qetësojë gazetarët.

“Ju e keni bërë punë tuaj. Nuk del më keq se çfarë është bërë më. Mos u bëni merak? Çdo gjë është e pastër? Ju përshëndes,”– shprehet bashkëshortja e tij duke mos dashur të japë më tepër detaje. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ky mesazh në gjuhën e rrëmbimit quhet “Kodi i Heshtjes”. Me heshtjen, nënkuptohet se palët janë duke u darkordësuar, për të arritur një marrëveshje larg syrit të autoriteteve ligjore apo edhe interesit të medias.

Policia ndërkohë ka gjetur një mjet të djegur në Shkallnur të Durrësit. Automjeti i llojit “Range Rover” me ngjyrë të bardhë dyshohet se është i njëjti që përdorën autorët për të rrëmbyer 49-vjeçarin. Jak Prenga u rrëmbye dy ditë më parë në Kamëz nga persona të maskuar. Autorët e morën me forcë dhe u larguan në drejtim të paditur me një “Range Rover” të bardhë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Londër” në Kamëz, shumë pranë komisariatit të policisë. Ende asnjë gjurmë nga pengu.

detaje prenga Pse u rrëmbye Jak Prenga në Kamëz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.