Efektivi i policisë në Shkodër, Admir Okaj i cili u godit me sende të forta në kokë, e për pasojë përfundoi në spital, ku mori mjekim, ishte jashtë orarit të shërbimit.
Bëhet me dije se efektivi është konfliktuar me fqinjin e tij, e për pasojë është ndaluar nga autoritetet edhe ky i fundit.
Shkak dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit.