Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi që ndodhi sot në Bashkinë e Lushnjës, ku u plagos kryebashkiaku Fatos Tushe. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.
‘BalkanWeb’ raporton se pak pasi kryetari i Bashkisë ishte futur në zyrë, aty ka hyrë dhe ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi dhe ka lëshuar brenda një mjet shpërthyes. Pasi kane debatuar mësohet se Saraçi ka lëshuar lëndën plasëse dhe është larguar. Burime policore thanë për Kuçin se Saraçi është shpallur në kërkim.
Drejt Lushnjës është nisur me urgjencë dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
