Capital T lançoi dje këngën e tij të quajtur “Sytë e tu”. Kënga tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për skenat e nxehta që mbante klipi me ish-banoren e “Big Brother” Françeska Jaçe. Por përveç këtij detaj një gjë tjetër që u vu re ishte një anije e mbytur.
Lexo edhe- Capital T skena të nxehta në shtrat me ish-banoren e Big Brother
Një pjesë e klipit është xhiruar në Sarandë dhe kamera në një moment ka fokusuar këtë pjesë gjë që ka ngjallur shumë kuriozitet tek të gjithë shikuesit që e panë klipin.
Banorët e zonës sqaruan për “JOQ “ se ishte një anije mallrash italiane e mbytur atje dhe çdo njeri që mund të ketë qenë për vizitë në Sarandë ka dëgjuar për të.