Këtë të shtunë do të ketë devijim të trafikut në rrugën e Rinasit. Sipas një njoftimi të ARRSH-së do të ketë punime në aksin rrugor “Mbikalimi i Kasharit- rinas”, në kryqëzimin e Domjes dhe Laknasit.
“Duke filluar nga sot, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme. Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve. Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Policisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë kontraktore që do të realizojë punimet”- njofton ARRSH.
Me tej, Autoriteti kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.