Këngëtari Devis Xherahu, i ftuar në “S’e luan topi”, foli mes të tjerash edhe për humbjen e të atit.
Ai iu shpreh se i realizoi ëndrrën për të vizituar Amerikën dhe kjo gjë e ka gëzuar pa masë babanë e tij, gjë e cila, sipas tij, mund të ketë ndikuar në infarktin që ai ka pësuar disa ditë më pas.
“Më ngacmove aty ku më dhemb. Ka qenë viti 2007 isha në një turne në Amerikë, unë trashëgova ëndrrën amerikanë nga babi im, pasi bëra turneun në 9 shtete të Amerikës dhe dy të Kanadasë, bij në Korçë më priste babi, I tregova për Amerikën dhe ai u emocionua pa masë, pimë verë atë ditë, morëm kitarën dhe kënduam, ëndrra re tij u bë realitet dhe ai ishte i ngopur. Po shkoja në Tiranë se kisha një koncert he sa afrohem tek Sheshi Skënderbej më mori mamaja në telefon dhe më tha na la babai, e mbylla telefonin dhe thashë çfarë ndodhi ai ishte në rregull, kishte shkuar të luante builardo dhe ty e la zemra. E kam një peng se ndoshta edhe emocioni I bukur ndikon tek njerëzit dhe ëndrra që kishte ai për Amerikën ndoshta I dhashë një gëzim më shumë sa çfarë mbante zemra e tij”, u shpreh Xherahu.