Pas rreth 1 orë e gjysmë kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku u morr në pyetje nga prokurorët belg lidhur me çështjen e “Toyota Yaris”. Basha tha se u kishte dhënë informacione më shume se sa ka bërë publike dhe se për kreun e demokratëve Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga.
“Dhashë sot informacione të plota për çështjen e “Toyota Yaris” dhe më shumë se ç’kam dhënë në publik. Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga, pastrimi i parave të krimit dhe drogës është problemi numër një në Shqipëri sot, është problem ekonomik, politik për stabilitetin politik të vendit. Qeveria e Edi Ramës dhe Edi Rama janë kthyer në shërbëtorin numër një të pastrimit të parave të drogës dhe krimit. Gjithçka që po kryhet sot është në shërbim të pastrimit të parave të drogës dhe krimit”, tha Basha para gazetarëve.