Zhaklin Lekatari u pyet nga ndjekësit nëse atë do ta shohim sërish në “Big Brother VIP 3” në rolin e opinionistes.
Zhaklina tha se nuk e di ende një përgjigje të saktë. “Boh, ende s’e di”, u përgjigj ajo.
Në një intervistë për TAR pas mbarimit të Big Brother VIP 2, kujtojmë se opinionistja u shpreh e konsideroi një aventurë të mrekullueshme dhe të bukur njëkohësisht.
“Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë disa mesazhe të rëndësishme dhe të shëndetshme, një plan se ku duhet ta çojmë ne vendin tonë. Çdo sukses dhe dështim ka kosto. Këtu kam pasur kosto personale. Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, të gjykohesh me standarte të dyfishta, por misioni im është më i madh.”, tha ajo.