Regjisori i ndjerë Gjergj Xhuvani u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 56-vjeçare.
Ai mbylli sytë përgjithmonë në Romë, vend në të cilin kishte shkuar për të montuar filmin e tij të fundit.
Kolegë e miq, të tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e njeriut dhe kineastit të madh, e kujtojnë Gjergjin përmes veprave të tij dhe fragmenteve jetësore. Të shumtë janë ata që e kanë shprehur trishtimin e dhimbjen edhe përmes rrjeteve sociale. Ja disa nga postimet prekëse: