Alba Cenko u vra në mënyrën më makabre nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë në afërsi të Athinës. Babai i viktimës ka treguar për emisionin ”Me Zemër të Hapur” si e mësoi ngjarjen e rëndë. Ai tregoi se ka folur me të bijën për herë të fundit ditën e premte, ndërsa me bashkëshortin e saj, Kastriot Cenkon ka folur çdo ditë. Sipas tij 39-vjeçari u thoshte familjarëve të gruas se kjo e fundit e kishte telefonin, por nuk e hapte vetë.
Babai i 32-vjeçares tregoi se Kastrioti i tha se Alba ishte larguar nga banesa, ndërsa e kishte pyetur nëse ajo kishte shkuar në shtëpinë e familjes. Ai rrëfeu më tej se kjo ngjarje ka krijuar shqetësim të pamasë në familjen e tij dhe se tashmë e ka lënë zgjidhjen e situatës në dorën e ambasadës.
”Nuk kemi folur me vajzën, na ka mashtruar Kastrioti, burri i vajzës sime. Kam folur me Albën për herë të fundit ditën e premte. Me Kastriotin kemi folur përditë, ai telefonin e ka pasur vet. Na thoshte e ka goca po nuk e hap.
Ai më tha ka ikur vajza dhe më pyeti a ka ardhur tek ty. Po pse çfarë u bë vajza i thashë “pulë, erdhi gjeti një kokërr gruri dhe e hëngri”. Neve na ka shqetësuar dhe jemi shumë të revoltuar. E kemi lënë në dorë të ambasadës të bëhet çfarë të bëhet. Bëmë denoncimin në ditën e hënë. Fëmijët i kanë çuar te xhaxhai i madh”.