Juristja Eni Çobani ka ndarë sot lajmin e trishtë. Ajo ka treguar se ka humbur vjehrrin.
Ajo e pikëlluar mes rreshtash ka treguar se ka jetuar me vjehërrit më shumë se me prindërit e saj, prandaj kjo ikje nuk është e lehtë për të.
Postimi i Eni Çobanit:
Sot në orën 7.30 me sytë të qetë dhe me shpirtin plot u largua nga jeta vjehrri im i nderuar Ing.Fision Reshat Shehu.
Më duket sikur në këtë shtëpi dhe me këta prindër jetova më shumë se me të mitë, me vjehrrën 24 vjet dhe pas ikjes së saj dhe 3 vjet me vjehrrin pra 27 vjet me të.
Më deshën si vajzën e tyre dhe unë si prindrit e mi jua kemi bërë hallall njëri tjetrit gjithcka por do ju jem përjetë mirënjohëse mbi të gjitha për atë dashuri dhe mbështetje të pamatë për dashurinë e tyre më të madhe Aldin.
Gjyshi i dashur sot më dhe një mesazh të madh që jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh dhe unë sot me duart e tua në dorë e duke parë njëri tjetrin në sy ike i qetë duke më dhënë bekimin tënd dhe që unë isha e nderuar që mbylla sytë e tu.
Ishte kënaqësi dhe dashuri cdo ditë shërbimi për ty në këto ditë të vështira por mua Aldit Avenirit na ke lënë një boshllëk të pamatë. Dhoma yte do jetë ngushëllimi ynë ku do rrimë e do kujtojmë me nostalgji cdo moment.
Qofsh i xhenetit dhe e di që ti sot vajte pranë dashurisë tënde Lilit.
Për të gjithë miqtë e të afërmit ju presim pranë Funeral Alba. Nesër në 13.00 përcjellim për në banesën e fundit gjyshin, më pas po këtu presim vizita ditën e shtunë dhe të dielë.
10.00-13.00 dhe 16.00-19.00.
Faleminderit të gjithëve që na qëndruan afër në këto ditë të vështira për ne.
Respekte Aveniri Eni Adi Shehu.