Ministri i Mbrojtjes në Itali, Guido Crosetto është shtruar me urgjencë gjatë natës në spital pasi kishte dhimbje të vazhdueshme në kraharor prej mëngjesit të së hënës.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Crosetto shkoi i vetëm në urgjencën e San Carlo di Nancy, me dhimbje të forta gjoksi.
Ai po monitorohet nga mjekët dhe dyshohet se mund të vuajë nga perikarditi.