Një gjë e tillë është konfirmuar me aktin e fundit të klubit të Interit, i cili i ka shprehur ngushëllimet trajnerit të tij, Luciano Spalletti për vdekjen e vëllait të tij, Marcello.
“Klubi dëshiron t’i dërgojë ngushëllimet më të thella Luçiano Spalletti dhe familjes së tij pas vdekjes së vëllait të tij Marcello“, ka shkruar klubi zikaltër në “Twitter”.
Lajmi i ndarjes nga jeta të Marcello vjen vetëm pak orë pasi Spalletti kualifikoi Interin në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht arritjes së tij, ish-shefi i Romës pritet t’i hap rrugë Antonio Conte.