Më datë 24 korrik, Presidenti Ilir Meta do të dorëzojë detyrën në krye të shtetit. Mësohet se ceremonia e dorëzimit të detyrës në Presidencë, do të zhvillohet në orën 19:00.
Të pranishëm do të jenë personalitete të politikës si dhe ambasadorë. Sipas protokollit, parashikohet që të jenë të pranishëm dhe ish-Presidentët e vendit.
Presidenti Meta do të pasohet nga ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.
Ky i fundit u zgjodh në raundin e katërt të votimeve për Presidentin e ri, pas një proçesi të gjatë konsultimesh dhe debatesh mes palëve politike.