Këto janë frazat që trembin burrat, që u vendosin këmbanat e alarmit në trurin e tyre, sepse njeriu kur i dëgjon i njeh ata si të rrezikshëm, por më pas për ndonjë arsye (ose një defekt i sistemit njerëzor), ai jo gjithmonë arrin të reagojë në mënyrën e duhur .
Duken fraza të padëmshme, tingëllojnë të pafajshme, por janë deklarata të luftës, sepse në gjuhën e grave jo gjithçka është gjithnjë aq e qartë: duhet të jesh në gjendje të kapësh sinjalet, dallgëzimet e vogla, një vetull të ngritur ose një ndryshim të tonit të zërit.
Këto janë ato fraza që përdorni para se të zemëroheni ose thjesht kur doni të arrini diçka pa qenë shumë e qartë.
Këtu janë frazat që ne themi më shpesh që do të thotë absolutisht e kundërta.
1.”Do më pëlqente edhe thjesht mendimi.“
2.”Duhet te mesosh si të më kuptosh.”
3.”Do të na duhej një labatriçe e re.”
4.”Ska rëndësi ku shkojmë për drekë.”
5.”Nuk jam me nerva.”
6.”Duhet të flasim.”
7.”Nuk je i detyruar të vish.”
8.”Sdo ishte bukur një udhëtim?”
9.”Nuk jam xheloze.”
10.”Herën tjetër paguaj unë.”