Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhjetoristi Ahmetaj: Si u vra Azem Hajdari? U derdhën një mori plumbash mbi të nga 50 forca Policie

21:54 / September 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Azem Hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në Tiranë, autoritetet dhe politika përkujtuan sot 21-vjetorin e vrasjes së udhëheqësit të protestave anti-komuniste të dhjetorit 90, Azem Hajdari. Protagonistë të atyre protestave dhe të dënuar politikë gjatë diktaturës pohojnë se ende sot idealet e zotit Hajdari nuk janë përmbushur.

Hajdari u vra me armë zjarri gjatë një atentati të mir-organizuar në oborrin e selisë qëndrore të Partisë Demokratike, mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, nga një grup autorësh me mjete dhe emërtesa të policisë shtetërore.

“Themeluesi i pluralizmit politik vritet nga të paktën 50 forca policie, siç e përshkruan prokuroria e asaj kohe, dhe derdhen mbi një mori plumbash nga armët e Policisë së shtetit. Vritet simboli i demokracisë, i qëndresës i guximit, i kurajos dhe prej atëherë e sot ne jemi pa shpresë, pa besim, pa kurajo, të shpërndarë; jemi në gjendjen më të keeqe të mundshme që ka përjetuar ndonjëherë demokracia në këto 30 vite” – thotë Bislim Ahmetaj, një nga protagonistët e protestave studentore të viteve 90.

Protagonistë dhe vëzhgues të jetës politike në Shqipëri pohojnë se vrasja e deputetit të opozitës Azem Hajdari ishte mbyllja tragjike e jetës së tij plot sakrifica kundër regjimit komunist, që po rrëzohej nga vrasjet e shumta dhe varfërimi i shqiptarëve gjatë diktaturës.

Ahmetaj shtoi se: “Sot jemi më keq se në vitin 1989. Sot në krye të parlamentit është një person që ka qenë ministër i Brendshëm në kohën e diktaturës. Atëherë çfarë mund të kërkosh në institucione të tjera, që burojnë nga parlamenti. Institucioni kryesor i shtetit, parlamenti udhëhiqet nga ish ministri i Brendshëm i kohës së diktaturës. Pas kësaj është e kotë të kërkosh operativa të Sigurimit të Shtetit, që kanë mbushur vendin në të gjitha anët”, tha zoti Ahmetaj./ Zeri Amerikës

Azem Hajdari plumbash
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.