Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë ka provë dorëzimi

13:20 / May 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kompania postare DHL i ka kthyer përgjigje KQZ për procesin e dorëzimit të votës në Greqi. Sipas kompanisë, çdo dërgesë ka provë dorëzimi.

“Nga të gjitha kërkesat për verifikim, janë vetëm 5 raste në total në të gjitha vendet përfshirë Greqinë, që janë në ndjekje për verifikim. Çdo dërgesë e dorëzuar ka provë dorëzimi. 4 779 dërgesa janë marrë nga korrierët në shtëpi në kthim. 18 489 dërgesa janë dorëzuar nga votuesit në pikat e shërbimit DHL dhe 25 90 dërgesa janë dorëzuar në pikat e partnerëve lokalë të DHL.”, thekson DHL.

Shkresa e DHL-së, e cila është protokolluar nga KQZ mban datën 09 maj. Kompania në fjalë thekson se numri i zarfeve të dorëzuara në shtetin e Greqisë është 61 106, ndërsa të tërhequra janë 52 944.

Më tej, në kthimin e përgjigjes së DHL-së thuhet se:

Ne sigurojmë se dërgesat janë procesuar në përputhje me procedurat standarde të cilat përfshijnë Direct Signature (firmosje të personit marrës) në dorëzim. Partneret lokalë janë pjesë e rrjetit me të cilët DHL Greqi bashkëpunon (ExclusiveTrusted Partners) të cilët ndjekin dhe plotësonin tërësisht procedurat e përcaktuara nga DHL, përfshirë procesin e dërgesave të zgjedhjeve në Shqipëri”, theksohet në letër.

Kompani me këtë reagim ka hedhur poshtë qëndrimin e KQZ për votat nga Greqia, të cilat deri tani janë vendosur të lihen veçmas me vendim të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

dergese DHL dorezimi KQZ prove
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.