Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhoma e Avokatisë i kërkon SPAK të hetojë Kadastrën e Vlorës: Vatër keqmenaxhimi dhe abuzimi

20:53 / September 15, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlore kadastra
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë i është drejtuar SPAK me një kërkesë për të hetuar keqfunksionimin dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.

Në kërkesë thuhet se vonesat, arbitrariteti dhe praktikat e dyshimta në Kadastrën e Vlorës kanë dëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe duke shtuar konfliktet gjyqësore.

Po ashtu, në kërkesë theksohet se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe pengim të drejtësisë.

Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë:

Mbi keqfunksionimin dhe keqmenaxhimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë

Drejtuar:

1. Qytetarëve të Bashkisë Vlorë, Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë.

2. Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

3. Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

Duke u mbështetur në:

 – Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila garanton të drejtën e pronës dhe sigurinë juridike të qytetarëve;

– Ligjin nr. 111/2018 “Për kadastrën”, i cili përcakton parimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;

– Kompetencat e Dhomës së Avokatisë për mbrojtjen e të drejtave ligjore të qytetarëve dhe rolin e saj si zë i profesionit juridik;

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë  KONSTATON:

1. Se Drejtoria Vendore e Kadastrës në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, duke prodhuar pasiguri juridike masive dhe duke minuar të drejtën e pronës.

2. Se vonesat, arbitrariteti dhe praktikat e dyshimta kanë dëmtuar rëndë qytetarët dhe bizneset, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe duke shtuar konfliktet gjyqësore.

3. Se ekzistojnë dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si shpërdorim detyre, korrupsion pasiv dhe aktiv, si dhe pengim të drejtësisë.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë:

1. Dënon publikisht në mënyrë të prerë keqfunksionimin dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.

2. Kërkon ndërhyrje urgjente të drejtuesve qendrorë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për ndalimin e menjëhershëm të abuzimeve dhe rikthimin e transparencës.

3. Kërkon nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë nisjen e menjëhershme të hetimeve për çdo veprim të dyshuar penal të kryer nga zyrtarë dhe punonjës të Kadastrës Vlorë.

4. Kërkon nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) hetimin e plotë të çdo shkeljeje që përbën korrupsion ose shpërdorim të detyrës në nivel të lartë drejtues.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë angazhohet për të ndjekur nga afër zhvillimet dhe, në rast të mosveprimit të institucioneve përkatëse, të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjorë dhe ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Ky reagim është një akt publik, një thirrje e drejtpërdrejtë dhe e fortë për llogaridhënie, hetim penal dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

                                        DHOMA VENDORE E AVOKATISË VLORË

dhoma e avokatise hetoje kadastren spak Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

Dhunohet në Vlorë avokati Kujtim Cakrani

15:00 / February 8, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.