Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dhuna ndaj grave dhe vajzave/ Analiza e VOA-s: Denoncimi, sfidë për Shqipërinë

22:03 / December 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhuna 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave mbetet ende një sfidë në Shqipëri. Bashkitë kanë ngritur disa Qendra ku po ofrojnë disa shërbime për viktimat e dhunës, por ndërgjegjësimi është ende i ulët vlerësojnë ekspertët. Në Gjirokastër rastet më të shumta të dhunës kanë ardhur sidomos në familjet në vështirësi ekonomike.

Përgjatë viti 2022 në Shqipëri humbën jetën 6 gra dhe vajza nga dhuna dhe mbi 150 të tjera kërkuan urdhra mbrojtjeje në gjykata pas kërcënimeve për jetën. Pak ditë më parë autoritete vendore në Gjirokastër vendosën një pikturë murale në një godinë që shërben si çerdhe dhe kopsitësh dhe ku çdo mëngjes dhjetëra prindër sjellin fëmijët. Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi tha se vendi u zgjodh posaçërisht për t’i ndërgjegjësuar familjet që të respektojnë gratë dhe vajzat dhe të parandalojnë dhunën.

“Kjo është çerdhja dhe kopshti më i rëndësishëm i qytetit ku cdo ditë vijnë krahas fëmijëve edhe prindër, vijnë nëna ,vijnë gjyshër dhe gjyshe. E shohin këtë fasadë të ndryshuar jo vetëm nga ana estetike, por edhe me një mesazh për të respektuar gruan në familje dhe kudo”.

Të dhënat policore flasin për një rritje të rasteve të dhunës sidomos në zonat urbane të Gjirokastrës. Por sfida mbetet me denoncimin e dhunës, thotë Loreta Mamani, pedagoge e Psikologjisë në Universitetin e Gjirokastrës.

Denoncimi për dhunën bëhet në polici ose në Qendrën e Trajtimit të Rasteve të Dhunës në Bashki, që tashmë në Gjirokastër një qendër e tillë është funksionale. Më tej është gjykata ajo që merret me të viktimizuarën duke dhënë “urdhër mbrojtjeje” ose “urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje”. Por problemi, si në Gjirokastër edhe anembanë, është se dhuna ndodh brenda katër mureve të shtëpisë dhe ajo nuk denoncohet.”

Në Shqipëri pëgjatë këtij viti që po mbyllet 6 gra dhe vajza humbën jetën nga dhuna, ndërsa të dhënat zyrtare flasin për rreth 4 mijë denoncime të dhunës në familje dhe rreth 150 urdhër-mbrojtje të lëshuara nga gjykatat për gratë dhe vajzat në rrezik. Zonja Mamani që ndjek në gjykatë raste si eksperte e liçensuar dhe anëtare e Urdhrit të Psikologut thotë se familjet me vështirësi ekonomike janë ato me më shume probleme edhe te dhunës.

“Familjet me probleme ekonomike kanë më shumë raste të dhunës ndaj grave. Pushteti qendror pushteti vendor, shoqatat duhet të ngrenë zërin duke ndërgjegjësuar viktimën. E para ta denoncojë dhunën, të ndërgjegjësojnë personin që dhunon se po kryen një vepër penale, pasi dhunuesi ka shkelur të drejtën e personit që dhunon si dhe ndërgjegjësimin se ku duhet që të denoncohet dhuna”.

Në Gjirokastër prej tre vitesh është ngritur pranë bashkisë një qendër e posaçme për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Ofrohet akomodim 72 orësh në rastet kur është nevoja sepse gjithmonë e dhunuara qëndron në banesë dhe del dhunuesi. Njëkohësisht nga psikologja e qendrës ofrohet shërbim psiko-emocional si dhe këshillim. Ndërkohë bashkia ofron mbështetjen me paketa ushqimore dhe higjeno-sanitare, njëkohësisht dhe shërbimin falas për kopshtin apo çerdhen e fëmijëve të këtyre viktimave. Bashkia ofron edhe bonusin e qerasë, kur paraqitet nevoja.

Sipas të dhënave të Qendrës kundër dhunës në Bashkinë Gjirokastër në tre vitet që ajo ka funksionuar ka trajtuar rreth 120 raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Mbrojtja e grave nga dhuna vazhdon të mbetet një sfidë në Shqipëri, pavarësisht përmirësimeve ligjore, ngritjes së një rrjeti shërbimesh nga bashkitë dhe përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin në shoqërinë shqiptare.

denoncimi Dhuna grate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.