Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhuna ndaj Vladimir Bruçit për një vend parkimi, dënohen me burg të akuzuarit

14:37 / March 28, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0159
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për tre të pandehurit, e akuzuar për konfliktin e ndodhur më 3 qershor të vitit 2024, ku u godit me sende të forta një 62 vjeçar i quajtur Vladimir Bruçi.

Sipas vendimit, I.Z u shpall fajtor për veprat penale: “Prishja e qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim, dhe për “Prodhimin dhe mbajtjen pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Për këto akuza, I.Z u dënua fillimisht me 4 vite burgim, pas bashkimit të dënimeve. Me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul me një të tretën, duke u konvertuar në 2 vite e 8 muaj burgim.

Ndërkohë, ai u shpall i pafajshëm për akuzën e “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Edhe S.T dhe A.K u shpallën fajtorë për “Prishjen e qetësisë publike”, të kryer në bashkëpunim, dhe u dënuan fillimisht me nga 2 vite burgim secili.

Pas uljes së dënimit me një të tretën, në kuadër të gjykimit të shkurtuar, secili prej tyre do të vuajë nga 16 muaj burgim. Të dy u shpallën të pafajshëm për akuzat që lidhen me armëmbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve dhe municioneve.

Tre personat ishin të dyshuar gjithashtu për ngjarjen e 3 qeshorit 2024 për dyshimet për dhunë ndaj Vladimir Brucit.

Burg Dhuna dhunohen vladimir bruçit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërndanin drogë, 11 punonjës dhe administratorë klubesh nate në pranga

14:50 / March 28, 2026

I dënuar në Itali me mbi 11 vite burg/ Arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Tiranë

12:44 / March 28, 2026

Dy raste të dhunës me dru në Korçë, një i ri përfundon te Trauma

11:48 / March 28, 2026

Hiqej si punonjës i IKMT-së dhe i merrte para bizneseve në jug të Shqipërisë, vihet në pranga 26-vjeçari në Sarandë

11:37 / March 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.