Partia Socialiste do të kërkojnë përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës pas sherrit të së hënës pasdite në Parlament, ku pati përleshje fizike dhe seanca e cila zgjati 50 minuta ishte në një kaos të madh.
Kërkesa e firmosur nga 13 deputetë të PS-së është për deputetët:
Flamur Noka
Gazmend Bardhi
Bledian Nallbat
Edi Paloka
Albana Vokshi
Lefter Gështenja
Saimir Korreshi
Deputeti i PD-së së Rithemelimit, Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca pasi tentoi të godiste me grusht deputetin socialist, Vullnet Sinaj, teksa ky i fundit po mbante fjalën e tij. “Nuk ia vlen që të merremi me diçka që nuk nderon askënd”, tha Nallbati një ditë më pas duke komentuar episodin e shëmtuar.
Ky konflikt politik nuk është një rrufe në qiell të pastër pasi prej javësh kërkesa e grupit të PD-së hidhen poshtë nga socialistët, të cilët njoftuan se do të kenë sërish të njëjtën qasje.
Seanca e radhës plenare është parashikuar ditën e enjte, teksa palët politike vijojnë strategjinë e tyre, opozita bllokadën parlamentare, ndërsa mazhoranca miratimin e aktive pa diskutime.