Ministria e Shendetesise ka perditesuar te dhenat lidhur me te plagosurit nga protesta e sotme e opozites.
Sipas kesaj ministrie, nente punonjes te forcave te rendit, dy perfaqesues te medias dhe tetë protestues kane marre ne kohe ndihmen mjekesore, fillimisht nga ekipet e terrenit te urgjences kombetare mjekesore dhe me pas jane derguar per mjekim te metejshem ne 3 spitalet universitare te Tiranes.
Pasi kane marre trajtimin mjekesor, aktualisht 19 personat e lenduar gjate protestes se sotme, kane lene spitalin dhe jane ne gjendje te mire shendetesore.