Kaos nuk ka paska vetëm në Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi i Malit të Zi u karaktetizua nga tensione dhe përplasje, pasi ish-kryeministri Dritan Abazoviç për pak sa nuk u përplas fizikisht me deputetin Nikolla Zirojeviç. Pas incidentit, kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, Tensioni arriti kulmin kur Zirojeviç, duke iu drejtuar kolegëve të tij në Kuvend, sugjeroi që një deputeti që shpreh sjellje agresive t’i jepej qetësues Bensedin. Më pas erdhi reagimi i Abazoviçit.
Add A Comment
