Të gjithë e dimë se Erjon Braçe, tashmë zv.kryeministër është një tifoz i zjarrtë i Partizanit. Nuk ka hezituar ti përgjigjet kritikave të administratorit të Flamurtarit Sinan Idrizi, i cili e ka thumbuar në një intervistë për “Panorama Sport”, për komentet me zë të lartë kur bëhej fjalë për disfavoret karshi Partizanit.
“Ka disa funksionarë të mirë të shtetit shqiptar, që komentojnë me zë të lartë apo me zë të ulët këto disfavoret, pro këtij apo atij ekipi. Nuk e di a kanë qenë në stadium sot (dje) apo jo, kanë ndonjë koment për të bërë rreth kësaj ngjarjeje? A ka ndonjë koment? A e kanë parë ndeshjen?
A ndiejnë diçka nga humbja e futbollit, nga ndershmëria në futboll? Flamurtari mund të ketë 1001 probleme, por për ndershmërinë në futboll nuk e akuzon dot njeri”, u shpreh Idrizi për Braçen. Ndërkohë zv.kryeministri nuk nguroi t’i përgjigjej dhëmb për dhëmb administratorit të Flamurtarit.
