Pak ditë më parë kryetari i Degës së Unionit Turistik për Sarandën, Arben Çipa, u dhunua nga disa persona. Në një reagim ndaj situatës, Unioni Turistik Shqiptar i është drejtuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me një deklaratë ku i kërkon të marrin masa konkrete.
Sipas këtij Unioni, ngjarja në fjalë “përbën një akt të paprecedentë të dhunimit të një biznesmeni të njohur të qytetit të Sarandes nga dy individë të cilët e kanë sulmuar barbarisht me pretendime se po ju shfrytëzon pronat, të cilat nuk figurojnë në pronësi të tyre, por ashtu siç ndodh rëndom në vendin tonë, ku në pronat e pëlqyera nga të fortët e katundit nuk lejohet të investojë askush tjetër përveç tyre”.
Në deklaratë u kërkohet institucioneve ligjzbatuese që të mos tolerojnë që raste të tilla të mos bëhen shkas për të frenuar investimet në sektorin e turizmit dhe të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë turistike,