Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga dhunimi i efektivit të policisë në Tiranë dhe të afërmit të tij.
Dyshohet se efektivi është dhunuar nga të paktën 7 persona me shkopinj bejsbolli.
Ngjarja ka ndodhur në orën 02:26 minuta në një pallat në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.
Efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve. Pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopinj bejsbolli drejt xhamave te makinës.