Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar një natë më parë shkollën 9 vjecare “Kuvendi i Dukagjinit” në njësinë administrative Derjan, në bashkinë e Matit.
Banorë të zonës u shprehën se janë thyer xhamat e të gjitha dritareve si dhe janë dëmtuar e grabitur orendi të shkollës që mbulon fshatrat Dukagjin, Urxallë, Gjocaj.
Policia lokale ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, për zbulimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të kësaj ngjarje të shëmtuar.
