Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Drilon Gashi, është shkarkuar nga detyra pasi akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Konjufcës, i cili deklaroi se Gashi është liruar nga detyra.
“Këshilltari Drilon Gashi është liruar nga detyra,” u shpreh ai.
Në vendim thuhet se Gashi për shkak të disa mosmarrëveshje, ka goditur gruan e tij me grushte dhe mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime të lehta në trup. Kjo ishte interpretuar ndryshe më pas nga ana e gruas së tij, që kishte deklaruar se mes tyre kishte ndodhur një “zënkë” dhe se bashkëshorti i saj, Driloni, kishte pranuar edhe gjëra të cilat nuk kishin ndodhur.