Dhuna në familje vijon që të jetë një plagë e shoqërisë shqiptare. Një 71-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi dhunoi bashkëshorten e tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe posedonte lëndë shpërthyese në banesë.
Si rezultat i kontrolleve të mëtejshme bazuar në inteligjencën policore, Policia në banesën e 71-vjeçarit gjeti armë dhe sende të tjera të paligjshme, të cilat i kishte fshehur në një ambient të mbyllur me mur.
”Sekuestrohen 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 5 granata të llojeve të ndryshme dhe 3 ndezës granatash. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”,-njofon policia.