Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhunoi me grushte shoferin e kamionit, Nallbati: Duhet të tregohesha i matur, policia veproi me urdhër të Peleshit!

15:21 / May 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1746363280 bledjonnallbati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallbati ka reaguar pas konfliktit fizik në të cilin u përfshi bashkë me të vëllain me një shofer kamioni në Bilisht. Në një deklaratë për mediat, Nallbati pranon se duhet të qëndronte i matur përballë një provokimi të tillë, por shton se është një njeri para se të jetë një politikan. “Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimeve, megjithatë, jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune, verbale apo fizike, pavarësisht se u përfshimë në një incident pa dëshirën tonë. E vërteta transformohet sipas interesit publik të momentit”, thotë ai.

Deklarata e plotë e Bledjon Nallbatit:

Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, ka ndodhur një incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjet të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimeve, megjithatë, jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune, verbale apo fizike, pavarësisht se u përfshimë në një incident pa dëshirën tonë.

E vërteta transformohet sipas interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plota. Nuk është e vërtetë që unë apo vëllai im i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit, dhe në rrethrrotullim është hapur një gropë, të cilën këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte pas me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte ndaluam, dhe doli vëllai im që ishte shofer, e pas tij unë.

Kam tentuar shumë herë të shmang këtë konflikt, edhe pse isha nën emocionet e një përplasjeje të mundshme dhe të rrezikshme. Edhe shoferi, padiskutim, pati një reagim jo të duhur, duke sharë mua dhe vëllain tim. Emocioni ndonjëherë prevalon mbi arsyen, por jam njeri.

Nuk i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cenohen në dinjitetin e tyre e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çfarë ka ndodhur në mënyrë të qartë. Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja, por edhe për konfliktin. Policia, në vend që të qartësonte situatën – edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan dhe deklaruan që ishte konflikt momental dhe keqkuptim, madje firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin – veproi me urdhër personal të Niko Peleshit, i cili ka komunikuar me drejtuesit e policisë së qarkut të Korçës.

Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë? Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferua me forcë në komisariatin e Korçës, dhe me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar? Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale ekziston kur largohesh nga vendi i ngjarjes. Si mund të largohej mjeti kur kishte një aksident të mundshëm dhe ne kishim telefonuar policinë? Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin. Të tria akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj edhe SPAK-un: dje, drejtori i Policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve.

Bledjon Nallbati Dhune grushte kamion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.