Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 50-vjeçar në Vlorë, pasi ka dhunuar fizikisht të birin dhe ka plagosur me thikë vajzën e mitur.
Sipas burimeve zyrtare, falë ndërhyrjes së policisë është parandaluar një krim në familje. P.SH, në gjendje të dehur është konfliktuar me djalin e tij, duke e dhunuar edhe fizikisht. Vajza e mitur ka ndërhyrë për të shpëtuar të vëllain nga duart e të atit, por 50-vjeçari e ka plagosur në dorë me thikë.
NJOFTIMI I POLICISE
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një krim në familje.
Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda.
Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.