Bie në pranga të policisë Gazment Kusta, i shpallur në kërkim për ngjarjen e 17 shkurt 2021, ku së bashku me tre persona të maskuar u futën brenda një lokali me armë dhe shkop bejsbolli për të dhunuar Elvis Elezin, në Fushë Krujë.
Mësohet se arrestimi është bërë nga forcat Shqiponja në Tiranë në zonën e Kodrës së Priftit.