Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dhunuan rojën e kishës në Ksamil dhe tentuan të vjedhin para e sende me vlerë, arrestohen autorët

12:14 / February 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy persona janë arrestuar në Ksamil pasi tentuan të vidhnin sende dhe vlera monetare në kishën e Ksamilit. Policia njofton se gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

Në pranga kanë rënë Ermal Shkëmbi dhe Gentian Murati, të dy banues në Sarandë.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë pas marrjes së njoftimit, më datë 01.02.2025, rreth orës 17:00, se dy persona po tentonin të vidhnin sende dhe vlera monetare në një kishë në Ksamil, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, në kuadër të operacionit “Fortuna”, u kapën në flagrancë gjatë përpjekjes për t’u larguar, dy autorët e dyshuar, shtetasit:

                •             E. Sh., 39 vjeç, banues në Sarandë;

                •             G. M., 49 vjeç, banues në Sarandë.

Gjatë tentativës për vjedhje, dy autorët e dyshuar kanë dëmtuar objekte brenda kishës dhe kanë dhunuar fizikisht rojen e kishës.

Nga hetimet rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të cilët vijon puna për identifikimin dhe kapjen, janë autorë edhe të vjedhjes së pesë banesave në fshatrat e Bashkisë Finiq, ku kanë vjedhur sende të ndryshme dhe vlera monetare.”- njofton policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.

kisha ksamil Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.