Vllaznia këtë sezon kërkon të lërë shenjën e saj nën administrimin e sponsorit Alban Xhaferi. Shkodranët po kryesojnë me prepotencë dhe sigurisht që tani mendojnë për titullin kampion. Në muajin janar hapet edhe merkatoja e dimrit, ku klubet kanë mundësi të marrin elementët më të mirë.
Në emisionin “Sport Magazine”, do të pohohej se Alban Xhaferi në rolin e sponsorit ka pohuar se ka kontaktuar sulmuesin e Kombëtares Bekim Balaj. Më vonë, në një komunikim për mediat lokale Xhaferi do të shprehej.
“Jemi ende në çështje diskutimesh dhe negociatash. Bekim Balajn e kam mik të vjetër dhe bëjmë biseda herë pas here. Këto janë diskutime të hapura. Ne kemi hyrë në merkato tani dhe do të shohim për më të mirën”, u shpreh Xhaferi duke pohuar kontaktet me Bekim Balaj dhe duke ia lënë gjithçka kohës.