Diabeti është ndër ato sëmundje që prek shumë njerëz kudo në botë. Ekspertë të shmtë kanë dalë në përfundimin se miliona njerëz jetojnë me sëmundjen pa e ditur se e kanë atë.
Jemi të vetëdijshëm se diabeti është një sëmundje e cila shkaktohet si pasojë e niveleve të larta të glukozës apo sheqerit në gjak. Mirëpo, nivelet e saj janë aq të larta pasi trupi nuk ka aftësi ta shfrytëzojë glukozën siç duhet.
Personat të cilët janë të diagnostikuar me diabet, në pankreasin e tyre nuk prodhohet insulinë apo mjaftueshëm insulinë.
Insulina është ai lloj hormone i cili prodhohet nga pankreasi ndërsa lejon glukozën që të futet në qelizat e trupit, ku më vonë përdoret për energji.
Më poshtë janë disa nga siptomat e diabetit:
– Shkoni shpesh në tualet
– Etje
– Lodhje
– Humbje peshe
– Plagët dhe prerjet nuk shërohen shpejt
– Shikim i turbullt
Diabeti i tipit 1 ndryshon nga ai i tipit 2.
Dallimi midis tyre gjendet në atë se çfarë po e shkakton mungesën e insulinës. Te tipi 1 i diabetit, pankreasi i personit nuk është e aftë të prodhojë insulin. Në tipin 2 qelizat në trup rezistojnë ndaj insulinës. Në këtë mënyrë nevojitet një sasi më e madhe e insulinës që të mbahen në nivele normale glukoza në gjak.
Diabeti i tipit 2.
Forma më e zakonshme e diabetit është pikërisht tipi 2. Ajo është përgjegjëse për 85-95% të të gjitha rasteve të kësaj sëmundje. Ai shfaqet në momentin që qelizat që prodhojnë insulinë në trup nuk mund të prodhojnë mjaftueshëm insulinë.
Diabeti i tipit 1.
Ky lloj diabeti shfaqet kur qelizat në trup që në momente normale prodhojnë insulinë janë tejet të shkatërruara, duke bërë që trupi të jetë i paaftë për të prodhuar hormonin. /Alblandmedia