Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Diabetikët, kujdesi që duhet të tregojnë gjatë stinës së verës

10:43 / July 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
diabetik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kujdesi ndaj temperaturave të larta në verë është një këshillë që vlen për të gjithë, por në rastin e diabetikëve kujdesi duhet të jetë i shtuar, sepse në rast të kundert mund të përballen me disa probleme.

Ja kujdesi që një diabetik duhet të tregojë gjatë stinës së verës.

1.Dëmtime të nervave

Komplikimet që shkakton diabeti i tipit 2 kanë tendencën të përkeqësohen në stinën e verës. Një prej këtyre komplikacioneve është dëmtimi i nervave që shkaktohet nga kombinimi i temperaturave të nxehta dhe lagështisë. Dëmtimet e nervave më pas mund të ndikojnë shumë organe në trup përfshirë aftësinë vetëfreskuese të organizmit.

2.Dehidratimi

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë dehidratim. Diabetikët nuk duhet të pijnë lëngje me kafeinë, sheqer apo alkol për të shmangur dehidratimin dhe rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Uji duhet pirë rregullisht gjatë ditës për të shmangur dehidratimin.

3.Djegia Nga Dielli

Djegia nga dielli në stinën e verës mund të shkaktojë një stres të madh psikologjik në organizëm. Një gjë e tillë ka tendencën të vështirësojë mbajtjen e nivelit të sheqerit në gjak nën kontroll.

Diabetikët duhet të mbrohen nga dielli në mënyrë të vazhdueshme dhe të evitojnë ekspozimin në diell për orë të Gjata.

4.Ecja Këmbëzbathur

Diabeti mund të dëmtojë ndjeshëm pikat nervore të këmbëe. Kjo tregon që nëse një diabetik ecën këmbëzbathur në verë, e ka shumë të vështirë të dallojë nxehtësinë. Për shkak të ndjeshmërisë së ulët në gjymtyrë, diabetikët janë më të prirur të lëndojnë këmbët dhe të preken nga një infeksion.

5.Ilaçet

Barnat për shëndetin e gjakut kanë tendencën të nxisin urinimin dhe për pasojë të shkaktojnë dehidratim në organizëm. Ekspertët këshillojnë që diabetikët të tregojnë kujdes me ilaçet dhe të pijnë sa më shumë ujë.

6.Insulina

Temperaturat e nxehta mund të ndryshojnë mënyrën se si organizmi i njeriut e përdor insulinën.  Për pasojë, diabetikët duhet të tregohen vigjilentë ndaj nivelit të sheqerit në gjak dhe ta masin atë rregullisht.

Ato mund të rregullojnë dozat e insulinës dhe të përmirësojnë ushqyerjen gjatë verës.

Diabetiket kujdesi Stine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.